Real Madrid harron Ronaldon, lideri i ri është Modric

Luka Modric është lideri i ri te skuadra e Real Madridit pas largimit të Cristiano Ronaldos.

Real Madrid ka një lider të ri.Cristiano Ronaldo u largua nga klubi gjatë afatit kalimtar të verës duke iu bashkuar Juventusit.

Por, nuk ka kaluar kohë e gjatë dhe “Los Blancos” kanë identifikuar një lider të ri.“Marca” shkruan se zhveshtorja e Real Madridit tani mbështetet tek mesfushori Luka Modric, përcjell “lajmi.net”.

Modric ka përforcuar rëndësinë e tij te skuadra e Real Madridit pas largimit të Ronaldos.Ai po ashtu arriti ta mposht Ronaldon në garë për çmimin e futbollistit të vitit nga UEFA.Modric po ashtu është rival i Ronaldos është në garë për “Topin e Artë” nga FIFA.