Real Madrid kalon në çerekfinale, eliminon Atalantan

Real Madrid ka arritur që të fitojë 4-1 me rezultat të përgjithshëm ndaj Atalantas në ndeshjen e dytë të 16-tës së finales në Ligën e Kampionëve.

‘Galaktikët’ zhvilluan një ndeshje shumë të mirë dhe si rezultat i kësaj janë kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, raporton lajmi.net.

Karim Benzema hapi serinë e golave duke shënuar në minutën e 34-të, për të shkuar në pushim të pjesëve me epërsi.

Në pjesën e dytë, Sergio Ramos shënoi nga penalltia për të dyfishuar rezultatin në minutën e 60-të.

Luis Muriel shënoi një gol shumë të bukur nga goditja e lirë, mirëpo kjo ishte gjithçka çfarë ofroi Atalanta.

Marco Asensio u përkujdes për golin e fundit të ndeshjes dhe kësisoj i dha epilogun përfundimtar ndeshjes në minutën e 85-të.