Real Madridi e do yllin e Leipzigut

Real Madridi është duke shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit të Leipzigut, Timo Werner, raporton e përditshmja spanjolle “Don Balon”, transmeton zeri.info 

Reprezentuesi gjerman, i cili ka kontratë me Leipzigun deri në qershor të 2023-s, është duke kaluar nëpër një edicion fantastik në Bundesligë dhe gjiganti spanjoll është duke e vëzhguar nga afër.

Werner ka realizuar 23 gola dhe 10 asistime në 25 paraqitje këtë edicion në të gjitha garat. 23-vjeçari ka realizuar 18 gola në 17 ndeshje në ligë, duke qenë kyç për liderin e Bundesligës.

Real Madridi në anën tjetër, është dukur mjaft i ngathët në sulm që prej largimit të Cristiano Ronaldos në drejtim të Juventusit në verën e 2018-s.