Reali përforcon kreun e tabelës

Skuadra e Real Madridit ka vazhduar me fitore në La Liga edhe pas xhiros së 11-të.

Madrilenët fituan lehtë në shtëpi “Santiago Bernabeu” ndaj Leganes me rezultat 3-0.

Golat e ndeshjes për skuadrën e Zinedine Zidanes i shënuan: Gareth Bale (2) dhe Alvaro Morata.

Reali me këtë fitore vazhdon kryesimin në tabelë me 27 pikë, pesë më shumë se vendi i dytë.