Reali publikon formacionin zyrtar kundër Liverpoolit

Sonte Real Madridi do të zhvillojë ndeshjen kthyese kundër Liverpulit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

”Mbretërit” janë shumë pranë kalimin në çerekfinale pasi në ndeshjen e parë kanë fituar me rezultat bindës 5-2, shkruan IndeksOnline.

Përkundër se ka tre gola epërsi, trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka vendosur të startoj me formacionin bazë, ku nuk mungojnë Modric, Kroos, Vinicius e Benzema.

Ndeshja mes Real Madridit dhe Liverpulit zhvillohet në stadiumin ”Santiago Bernabeu” më fillim nga ora 21:00.