Realit 6+ përpara Barcelonës

Real Madrid ka arritur sot fitoren e radhës në La Liga.

Sot, “viktima” e të drejtuarve të Zinedine Zidane ishte skuadra e Osasunas.

Këtë takim, Reali e fitoi me rezultatin 4:1, anise ishte në disavantazh 1-0 pas golit të Garcias në minutën e 13-të.

Isco, në minutën e 33-të barazoi rezultatin.

Epërsinë Realit i dha Ramos në minutën e 38-të.

Ndërsa “goditjen” finale Osasunas i dhanë Lucas dhe Jovic që shënuan në pjesën e dytë të ndeshjes.

Me këtë fitore, Real Madrid tashmë gjendet gjashtë pikë para Barcelonës e cila renditet e dyta por me një ndeshje më pak.