Realizohet vjedhja më e madhe në internet prej 380 milionë paund

Hakerat kanë grabitur një shumë prej 380 milionë paund nga një prej shkëmbimeve më të mëdha dixhitale në Japoni.

Coincheck, me seli në Tokio, tha se rreth 523 milionë monedha NEM të këmbimit u dërguan në një llogari tjetër rreth orës 3 të orës lokale të premten në mëngjes.

Shkëmbimi ka pezulluar depozitat dhe tërheqjet për të gjitha monedhat online përveç Bitcoin.

Mjetet e vjedhura u raportuan të jenë mbajtur në një “portofol të nxehtë”, një opsion ruajtje dixhitale të lidhur me internetin, në krahasim me një “portofol të ftohtë”, ku asetet mbahen jashtë linje.

Coincheck thotë se ka adresën digjitale ku janë dërguar monedhat e vjedhura dhe po shqyrton nëse është e mundur të mbulohen asetet.

Një përfaqësues i shkëmbimit tha se Coincheck mund të mos jetë në gjendje të rimbursojë humbjet, njoftoi agjencia japoneze e lajemve “Kyodo”.

Kompania po shqyrton se sa konsumatorë mund të jenë prekur nga vjedhja./Ora News.