Recetë e shëndetshme: Avokado i mbushur me Tuna

Përbërësit:

1 Avokado, i ndarë në gjysmë;
1 Tuna;
Spec i kuq;
Spec i gjelbër;
1 lugë gjelle lëng limoni;
Kripë dhe piper sipas shijes;

Mënyra e përgatitjes:
Largoni farën dhe pjesën e butë të Avokados nga brenda (jo të gjithën, vetëm sa të krijoni një formë “pjate”). Vendoseni pjesën e brendshme të Avokados në një enë për përzierje dhe shtypeni me një pirun.
Shtoni Tunën, specat e prerë imët, lëngun e limonit dhe përzini mirë. Mbusheni Avokadon me këtë përzierje. Shtoni kripë dhe piper sipas shijes.