Reddit synon një vlerësim prej 6.4 miliardë dollarësh

Kompania e medias sociale, e cila asnjëherë nuk ka deklaruar fitim, do të nxjerrë në shitje aksionet e saj në bursën e Nju Jorkut.

Reddit, një prej uebsajteve më popullore në botë, shpreson që të arrijë një vlerësim prej 6.4 miliardë dollarësh javën e ardhshme kur aksionet e saj të dalin në treg.

Kompania e medias sociale, e cila asnjëherë nuk ka deklaruar fitim, do të nxjerrë në shitje aksionet e saj në bursën e Nju Jorkut.

Investitorët e Reddit shpresojnë të shesin 22 milionë aksione me çmim prej 31 deri në 34 dollarë.

Megjithatë përdoruesit janë të shqetësuar se lëvizja mund të ndryshojë fundamentalisht vetë uebsajtin. Kompania ka planifikuar një IPO (ku aksionet bëhen të disponueshme publikisht për tu blerë) prej kohësh.

Themeluar 20 vite më parë, Reddit është një forum online ku përdoruesit mund të bëjnë pyetje dhe komente lidhur me tematika që ju interesojnë.

Shumicën e të ardhurave kompania i gjeneron nga reklamimi në platformë edhe pse së fundi nënshkroi një marrëveshje me Google ku ky i fundit do të përdorë përmbajtjet e Reddit për trajnimin e modeleve të saj të inteligjencës artificiale.