Renault rriti numrin e shitjeve të veturave në Evropë

Shitjet globale të Grupit Renault arritën në 511 mijë automjete në tremujorin e tretë të vitit 2023, 6.1 për qind më shumë krahasuar me tremujorin e tretë të 2022-ës. Në Evropë, shitjet u rritën me 15.3 për qind.

Vetë brendi Renault ka shitur globalisht afro 357 mijë njësi, me 11.0 për qind rritje krahasuar me tremujorin e tretë të 2022-ës. Në Evropë, marka Renault rriti shitjet e saj me 24.8 për qind në 223,000 njësi, njofton prodhuesi i automjeteve.

Në nëntë muajt e parë të vitit 2023, marka Renault forcooi pozicionin e saj si marka e dytë më e shitur e automobilave në Evropë, me një rritje prej 22,2 për qind kundrejt vitit 2022 dhe ripohon lidershipin e saj në tregun francez si në tregun e Veturave Pasagjere dhe atyre Automjeteve të Lehta Komerciale.

Gjatë 9 muajve të parë të vitit, Renault shiti gjithsej 1,128,885 njësi të automjeteve 11 për qind më shumë krahasuar me vitin 2022.