Pasi fitoi sot grand slemin e US Open për meshkuj në tenis, Rafael Nadal ka konsoliduar pozitat e tij në krye të renditjes. Tenisti spanjoll është ngjitur në kuotën e 9,465 pikëve, i shkëputur gati 2 mijë pikë nga ndjekësi më i afërt, Roger Federer.
Zvicerani ka fituar një pozicion, duke zbritur në vendin më të ulët të podiumit britanikun Andy Murray. Në vendin e katërt është ngjitur një talent 21-vjeçar, gjermani Alexander Zverev, ndërsa Novak Djokovic ka zbritur në vendin e gjashtë.
Renditja e meshkujve
1-Rafael Nadal, 9.465 pikë
2-Roger Federer, 7.505 pikë
3-Andy Murray, 6.790 pikë
4-Alexander Zverev, 4.470 pikë
5-Marin Cilic, 4.155 pikë
6-Novak Djokovic, 4.125 pikë
7-Dominic Thiem, 4.030 pikë
8-Stanislas Wawrinka, 3.690 pikë
9-Grigor Dimitrov, 3.575 pikë
10-Pablo Correno Busta, 2.855 pikë.