Rikthehet seria Samsung Galaxy Z dhe nuk keni si t’i shpëtoni: ‘Bashkohu në anën e Flip’ sezoni 2

Samsung Electronics ka publikuar një video të re globale si pjesë e fushatës ‘Bashkohu në anën e Flip’, për të ngjallur interesin mbi gjeneratën e ardhshme të pajisjeve Galaxy që pritet të lançohen në eventin Galaxy Unpacked 2023, më vonë këtë muaj.

Duke u bazuar në videon e parë “Join the flip side” të publikuar shtatorin e vitit të kaluar, videoja e re vijon tematikën e fushatës, duke u bërë thirrje të gjithëve të bëhen pjesë e magjisë së inovacionin. Në një formë argëtuese, videot tregojnë mënyrat unike të përdorimit të pajisjeve të palosshme dhe se si ato sfidojnë gjithçka që konsumatorët dinë për një smartphone të zakonshëm. Videoja e re e fushatës thekson barrierat e perceptuara me të cilat përballen njerëzit kur mendojnë të largohen nga “status quo”. Nëpërmjet fushatës, Samsung fton konsumatorët të sfidojnë normën dhe të shijojnë përvoja të reja dhe unike duke u ‘bashkuar në anën e Flip’.

“The Flip Side” në vetvete është më shumë sesa thjesht një pajisje – është një mënyrë e të menduarit. Një mënyrë jetese. Është një botë e re dhe e hapur ku përvojat më të mira presin për ata që janë të gatshëm të dalin përtej kufijve të konventës dhe të provojnë diçka të re,” tha Sonia Chang, Zëvendës Presidente e Grupit të Marketingut të Markës së Mobile eXperience Business në Samsung Electronics.

“Me serinë Galaxy Z, Samsung ofron risi që kundërshton normat, duke ripërcaktuar atë që mund të bëjë një smartphone dhe duke shkuar përtej kufijve konvencionalë për të sjellë një botë të re përvojash.”

Ndiqni videon më poshtë të sezonit 2 “Bashkohu në anën e Flip” dhe qëndroni të përditësuar për të parë në Galaxy Unpacked 2023 më 26 korrik në orën 13:00 drejtpërdrejt në linkun, se si Samsung kalon kufijtë e inovacionit me përvojat celulare të dizajnuara më me kujdes deri më tani.