Risitë në tregun e telekomunikacioneve – Pr/ligji, stimulim i konkurrencës dhe rritje e investimeve në rrjetet 5G

Gjithashtu, synohet rregullimi i rrjeteve të komunikimeve elektronike, si dhe të ketë risi në shfrytëzimin e aplikacioneve mbi internetin, klasifikimin e shërbimeve dhe në teknologjinë e internetit të gjërave.

Stimulimi i konkurrencës dhe rritja e investimeve në rrjetet 5G dhe me kapacitet shumë të lartë, në mënyrë që çdo qytetar shqiptar të mund të gëzojë lidhje me cilësi të lartë dhe një zgjedhje të shtuar të shërbimeve digjitale inovative.

Këto janë në thelb të projektligjit “Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë” të miratuar në Komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.

Gjithashtu, synohet rregullimi i rrjeteve të komunikimeve elektronike, si dhe të ketë risi në shfrytëzimin e aplikacioneve mbi internetin, klasifikimin e shërbimeve dhe në teknologjinë e internetit të gjërave.

“Ky është një akt për përafrimin e rregullores së brendshme të Shqipërisë me legjislacionin dhe direktivën e Bashkimit Evropian për komunikimet elektronike, me qëlllim konsolidimin e rrjeteve të komunikimit përmes investimeve në infrastrukturën broadband”, u shpreh Enkelejda Muçaj, Zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ndërkohë, ligji i ri pritet të forcojë kompetencat e AKEP për të ndërhyrë në tarifat me pakicë të komunikimit. Nga ana tjetër, me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve shqiptarë në rrjet, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare do të rishikojë kushtet e autorizimit edhe për aplikacionet e internetit si WhatsApp.