Rivali Kinez i Tesla merr 2.2 miliardë dollarë investim

Themeluar në 2014-ën, Nio ka ngelur pas kompanive BYD dhe Tesla në tregun Kinez të makinave elektrike.

Prodhuesi Kinez i makinave elektrike Nio ka siguruar një investim 2.2 miliardë dollarë nga kompania CYVN nga Abu Dhabi, duke i dhënë rivalit Kinez të Tesla një “autostradë” financiare për të hyrë në një treg i cili dita ditës po bëhet më konkurrues.

Marrëveshja, e cila vjen pas një investimi tjetër 1 miliardë dollarësh nga CYVN në Korrik, do ti japi kompanisë nga Emiratet e Bashkuara Arabe 20 përqind aksione në Nio.

Themeluar në 2014-ën, Nio ka ngelur pas kompanive BYD dhe Tesla në tregun Kinez të makinave elektrike.

Bill Russo, themelues i firmës së konsulencës Automobility, tha se prodhuesi i makinave elektrike renditet i 10-ti në Kinë. Kompania u detyrua të reduktonte çmimet pasi Tesla nisi një “luftë” çmimesh në Kinë vitin e kaluar.

Kompania e Elon Musk filloi të reduktonte çmimet në Tetor të 2022 në Kinë, vend i cili konsiderohet tregu më i madh në botë i makinave elektrike, pasi humbi pjesë tregut përballë rivalëve BYD.

Por Nio është shndërruar në një lider në teknologjitë e zëvendësimit të baterive. Që prej 2019-ës kur filloi të ofronte zëvendësimin e baterive, kompania ka zëvendësuar 32 milionë prej tyre.