Roma fiton me shumë spektakël ndaj Empolit

Roma ka fituar 4-2 në udhëtim te Empoli në kuadër të javës së 23-të në Serie A.

Pas vetëm 24 minutash lojë, Tammy Abraham kaloi Giallorossët në epërsi me anë një asistim të Sergi Oliveira.

Sulmuesi anglez më pas e ndihmoi Gianluca Mancinin që të realizonte golin e dytë në minutën e 33-të.

Pas vetëm dy minutash, Oliveira nga një asistues u shndërrua në shënues, duke realizuar të tretin, me një asistim të Nicolo Zaniolos.

Në minutën 37-të, radha erdhi për Zaniolon që shënoi golin e katërt, duke shkuar të qetë në pushimin e pjesës së parë.

Në të dytën, mysafirët u befasuan, pasi Empoli u shënoi dy.

Fillimisht ishte Andrea Pinamonti që shënoi për 4-1 në minutën e 55-të nga një asistim i Bandinellit.

Më pas erdhi radha për Nedim Bajramin që shënoi në minutën e 72-të, me Liam Henderson që ishte asistuesi.

Pas javës së 23-të, Roma gjendet në vendin e gjashtë me 38 pikë, pesë pikë më pak se vendi i katërt, Atalanta.