Ronaldo apo Messi? Ja kush është më i saktë nga penalltitë

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo padyshim se janë gjëja më e mirë që i kanë ndodhur futbollit në këtë shekull.

Këta dy lojtarë që cilësohen si edhe më të mirët në histori të futbollit, kanë gëzuar një rivalitet të pastër për dhjetë vite në futboll.

Gjitha rekordet e reja të vendosura viteve të fundit në futboll, mbajnë emrin e njërit prej këtyre dyve, Messit apo Ronaldos.

Garë interesante është treguar edhe në ekzekutimin e penalltive në ligë që nga viti 2014.

Në këtë garë, është Ronaldo që kryeson, duke i shndërruar në gola 28 nga 36 penalltitë e ekzekutuara, me një mesatare të saktësisë prej 77.8 për qind.

Në anën tjetër, Messi ka ekzekutuar 25 penallti, duke shënuar 17 prej tyre, me një nivel të saktësisë prej 68 për qind./Lajmi.net/