Ronaldo: Barcelona nuk është për mua

Cristiano Ronaldo në një intervistë për revistën franceze ICON El Pais, ka deklaruar se qyteti i Barcelonës nuk është për të.

Portugezi 33 vjeçar, brenda pak viteve mund të vendos të pensionohet nga futbolli, dhe karrierën nuk planifikon ta përfundojë në Barcelonë.

Lojtari që Juventusit i ka kushtuar mbi 100 milionë euro, ka thënë se skuadra e Barcelonës nuk është për të, ndoshta shkaku i rivalitetit të krijuar sa ishte pjesë e Real Madrid.

“Barcelona nuk është për mua”, është përgjigjur Ronaldo në pyetjen nëse do të preferonte të pensionohej në Barcelonë, ku i ceket se ky vend ka edhe një plazh, përcjell ‘lajmi.net’.

“Unë kam shkuar një ose dy herë dhe ndjeva se ata nuk e pëlqejnë shumë Ronaldon. Por është normale shkaku i rivalitetit”.