Rrahmani me shokë në finale të Superkupës së Italisë

Napoli ka arritur të kaloj në finale të Superkupës së Italisë.

Skuadra ku luan edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, në gjysmëfinale e ka mposhtur Fiorentinën me rezultat 3-0.

Napoli kishte epërsinë që nga minuta e 22-të, ku Giovanni Simeone shënoi golin e parë në ndeshje.

Fiorentina kishte mundësinë ta barazonte rezultatin në fund të pjesës s% parë, por Jonathan Ikone nuk arriti të shënonte nga penalltia.

Dy golat e tjerë për Napolin i shënoi Alessio Zerbin në minutat 84′ dhe 86′.

Në finale të Superkupës, Napoli e pret fituasin e ndeshjes Inter – Lazio, e cila zhvillohet nesër mbrëma në Riad të Arabisë Saudite, njëjt sikur çdo ndeshje e këtij kompeticioni.