Rrëshqitje masive e dheut në Zvicër, 8 të zhdukur (Video)

Tetë persona po konsiderohen si të zhdukur, pas rrëshqitjeve masive që ndodhën në malin Piz Cengalo në Zvicër. Policia thotë se të zhdukurit janë shtetas gjermanë, austriakë dhe zviceranë.

Katër milionë metra kub shkëmb dhe baltë u zhvendosën nga mali në fshatin e vogël të Bondos, pranë kufirit italian.

Ende nuk janë konfirmuar viktima apo lëndime të tjera, por mali kishte qenë nën vëzhgim për disa javë.

Autoritetet thonë se disa ndërtesa u dëmtuan keq dhe rreth 200 vetë u detyruan të evakuohen nga shtëpitë e tyre. /MESAZHI/