Rrëzimi i avionit në Kinë: Gjendet kutia e dytë e zezë

Është gjetur kutia e dytë e zezë nga rrënojat e një avioni Boeing 737-800 të China Eastern Airlines, i cili u rrëzua në një shpat mali në Kinën jugore.

Avioni u rrëzua të hënën e kaluar, duke vrarë 132 personat që ndodheshin në bord, fatkeqësia më vdekjeprurëse e aviacionit në Kinë në 28 vjet.

Regjistruesi i të dhënave të fluturimit, i cili mund të hedhë dritë mbi shkakun e rrëzimit, është dërguar në Pekin për ekzaminim dhe analizë, njoftuan mediat shtetërore. Kutia tjetër e zezë – regjistruesi i zërit të kabinës – iu dorëzua ekspertëve në kryeqytetin kinez pasi u gjet të mërkurën.

Pajisja, e cila ishte pjesërisht e dëmtuar, u gjet në një shpat afër vendit të përplasjes, 1.5 metra nën tokë. /tiranapost