Nga rrëzimi i helikopterit të Forcave Ajrore të Irakut, gjatë fluturimit në stërvitje, kanë humbur jetën 7 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Një zyrtar në ushtrinë e Irakut, Hakim el-Esedi, në një deklaratë për AA tha se, një helikopter i Forcave Ajrore të Irakut, është rrëzuar në krahinën Vasit, 180 kilometra në jug të kryeqytetit të vendit, Bagdad.
Esedi i cili theksoi se kanë humbur jetën 2 pilotë dhe 5 ushtarë në helikopter, tha se ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të helikopterit.
Ai gjithashtu shtoi se në rajon nuk gjenden grupe të armatosura, dhe se shkaku i rrëzimit të helikopterit mund të jetë nga ndonjë defekt teknik.