Është rritur në 71.660 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga tetori 2023, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, janë ndarë të dhënat e fundit lidhur me humbjet e jetëve të shënuara në sulmet e Izraelit.
Në deklaratë thuhet se në 24 orët e fundit në spitale janë sjellë 3 trupa të pajetë të palestinezëve dhe 20 të plagosur. Një nga trupat e pajetë është nxjerrë nga rrënojat.
Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit, në sulmet izraelite janë vrarë 486 persona dhe janë plagosur 1.341 të tjerë.
Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga tetori 2023 është rritur në 71.660 ndërsa numri i të plagosurve në 171.419.


