Liverpool, PSG dhe Napoli luajnë në të njëjtin grup në Ligën e Kampionëve. Por, çfarë u nevojitet secilës skuadër për të kaluar tutje?
Dy humbjet radhazi të Liverpool kanë bërë “lëmsh” situatën në grupin C të Ligës së Kampionëve.
Tri skuadra diferencohen me njëra tjetrën me vetëm tre pikë, gjë që tregon se gjithçka është e hapur në xhiron e fundit.
Napoli me 9 pikë, PSG me 9 pikë dhe Liverpool me 6 është renditja aktuale në grupin C.
PSG do të takohet me Crvena Zvezdën në xhiron e ardhshme, kurse Napoli do të udhëtoj në Liverpool, shkruan “Goal”, transmeton lajmi.net.
PSG – Me një fitore eventuale në Beograd, parisienët do të kalonin tutje 100%. Nëse ata barazojnë, do të duhej që Napoli të mos humbte me më shumë se 3 gola ndaj Liverpool.
Liverpool – Rruga e vetme për kualifikimin e “The Reds” është fitorja kundër Napoli.
Napoli – Skuadra nga Serie A do të kualifikohej me çdo rezultat tjetër përveç humbjes.