Rusia dënon përdorimin e forcës ushtarake ndaj palestinezëve

Rusia ka dënuar përdorimin e forcës ushtarake të Izraelit ndaj palestinezëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova tha se dënojnë përdorimin e forcës ushtarake të Izraelit ndaj civilëve gjatë protestave paqësore të organizuara kundër zhvendosjes së ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kuds.

Zakharova në konferencën për media theksoi se pozicioni i Rusisë në lidhje me Kudsin nuk ka ndryshuar. “Kudsi, duhet të jetë kryeqyteti i dy shteteve të pavarura, Palestinës dhe Izraelit si dhe duhet të jetë i hapur për pjesëtarët e secilës prej tri feve monoteiste”, tha Zakharova.

Ajo tha se Rusia ndjen shqetësim nga përkeqësimi i gjendjes në kufirin e Gazës ndërsa u bëri thirrje palëve që t’u shmangen veprimeve që rrisin tensionet.

“Konfirmojmë të drejtat për protesta paqësore të palestinezëve dhe dënojmë përdorimin e forcës ushtarake kundër civilëve”, tha Zakharova.