Rusia ndalon përdorimin e iPhone nga punonjësit shtetëror

Pas pushtimit Rus të Ukrainës në Shkurt të vitit të kaluar, kompania bllokoi aksesin në Apple Pay. Më pas ndaloi shitjet e të gjitha produkteve në Rusi. Asokohe Apple e bëri të qartë se vendimi ishte përgjigje ndaj luftës.

Autoritet Ruse kanë filluar të ndalojnë punonjësit shtetërore të përdorin pajisje Apple në zyrat shtetërore sipas Financial Times.

Nga dita e Hënë Ministria e Tregtisë do të ndalojë përdorimin e iPhone për qëllime pune. Agjenci të tjera përfshirë Ministrinë e Telekomunikacionit dhe Mas Medias, ose kanë urdhra të veçantë në fuqi ose planifikojnë ti zbatojnë së shpejti.

Financial Times raportoi se ndalimi mbulon të gjitha produktet e Apple. Në disa raste zyrtarët mund të vijojnë përdorimin e atyre pajisjeve për qllime personale për sa kohë nuk hapin materiale pune në to.

Pas pushtimit Rus të Ukrainës në Shkurt të vitit të kaluar, kompania bllokoi aksesin në Apple Pay. Më pas ndaloi shitjet e të gjitha produkteve në Rusi. Asokohe Apple e bëri të qartë se vendimi ishte përgjigje ndaj luftës.

Ndalimi vjen pasi Shërbim Sekret Rus (FSB) pretendoi në fillim të Qershorit se ka zbuluar një operacion spiunazhi nga agjencitë Amerikane të inteligjencës ku përfshiheshin pajisjet Apple.

FSB Tha se mijëra iPhone, përfshirë ato që përdoren nga misioni diplomatik Rus në vendet e NATO, ishin infektuar me softuerë monitorimi. FSB shkoi më tutje duke thënë se Apple ka punuar ngushtë me agjencitë Amerikane të inteligjencës.

Gjiganti i teknologjisë ka mohuar vazhdimisht akuzat ndërsa për Rusinë, vendimi i fundit është përpjekje për të reduktuar varësinë ndaj teknologjive të huaja.