Rusia po kryen gjenocid në rajonin e Donbasit, thotë Zelenski

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ka akuzuar Rusinë se po kryen gjenocid në rajonin e Donbasit.

Sipas tij, vrasjet masive dhe largimi i civilëve nga këto territore ku po zhvillohet lufta, tregojnë se forcat ruse po kryejnë gjenocid, shkruan CNN.

Ofensiva aktuale e pushtuesve në Donbas mund ta bëjë rajonin të pabanuar. Ata duan të djegin qytetet Popasna, Bakhmut, Lyman, Lysychansk dhe Severodonetsk në hi. Ashtu siç bënë në Volnovakha dh Mariupol”, tha ai gjatë një fjalimi mbrëmjen e së enjtes nga presidenca.

Disa ditë më parë, Zelenski deklaroi se situata në rajonin e Donbasit është jashtëzakonisht e vështirë dhe forcat ruse kishin intensifikuar sulmet e tyre. /euronews