Rusia sulmon me raketa ne Idlib, dhjetera civil te vdekur

Një shpërthim i fuqishëm tronditi lagjen Al-Qusour në Idlib të Sirisë para pak minutash, duke lënë 15 civilë të vdekur dhe 36 të tjerë të plagosur. Shumica e viktimave të sulmit janë fëmijë dhe gra.

Shkaku i shpërthimit ishte një raketë balistike e shkarkuar nga një anije luftarake ruse e vendosur në Mesdhe, tha Agjencia e lajmeve Ihlas, duke cituar burimet lokale.

Civilët e plagosur janë në gjendje kritike, tha Hac Yusuf, një zyrtar i Mbrojtjes Civile Siriane (Helmetat e Bardha) për Agjencinë Anadolu. /MESAZHI/