Rusia thirrje për kundërshtimin e ndërhyrjes ushtarake ndaj Venezuelës

Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në Kombet e Bashkuara (OKB), Vassily Nebenzia, u bëri thirrje vendeve të Amerikës Latine që të kundërshtojnë ndërhyrjen ushtarake ndaj vendit fqinj të tyre, Venezuelës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Këshilli i Sigurimit i OKB-së me kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u mblodh për të diskutuar rreth zhvillimeve në Venezuelë.

Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në OKB, Vassily Nebenzia, ka theksuar se “Ne u bëjmë thirrje të gjitha vendeve në rajon që pavarësisht nga lidhjet e tyre politike, të kundërshtojnë me zë të lartë përdorimin e forcës kundër Venezuelës”.

Sovraniteti i Venezuelës duhet të respektohet dhe duhet të hiqen embargot ndaj këtij vendi në mënyrë të venezuelasit të mund të marrin ushqime dhe ilaçe, tha Nebenzia, duke akuzuar SHBA-në dhe Britaninë se kanë konfiskuar të ardhurat prej 30 miliardë dollarë nga nafta dhe floriri të cilat i përkasin popullit të Venezuelës.

Edhe ministri i Jashtëm i Venezuelës, Jorge Arreaza, duke theksuar se ka dështuar “tentativa për grusht shteti” e SHBA-ve kundër presidentit Nicolas Maduro, është shprehur se “Ato që u përjetuan ditën e shtunë ishin pjesa e fundit e grushtit të shtetit, lexojini mirë buzët e mia, dështoi”.

Pasi ka akuzuar SHBA-në se kërcënon paqen dhe sigurinë në Amerikën Latine, Arreza tha se “A do të mund të dalë Këshilli i Sigurisë së OKB-së kundër ndërhyrjes ushtarake ndaj vendit tim? A mund t’i ndalë përpjekjet e SHBA-së për luftë?”