“Sa 30 ton eksploziv”, shpërthen meteori në Pensilvani

Evening sky with meteor, shooting stars and Milky Way.

Banorët e Pitsburgut, Pensilvani, e nisën Vitin e Ri me një shpërthim pasi një meteor ra në qytet më 1 Janar. Ditën e hënë, NASA deklaroi se forca e meteorit ishte e barasvlefshme me 30 ton eksploziv.

Trupi qiellor po udhëtonte me 45.000 kilometra në orë dhe kishte një diametër prej 92 centimetrash.

Shumë nga banorët postuan videot e tyre në rrjetet sociale dhe në disa prej videove, mund të dëgjohet zhurma e fortë e rënies së meteorit. Përveç saj, të tjerë u shprehën se ndienë lëkundje në shtëpitë e tyre gjatë shpërthimit./tvklan