Sa kushtonte jeta e një skllavi në Romën e Lashtë?

Çmimi vendosej në bazë të moshës, gjinisë, gjendjes fizike apo veçantisë

Në Romën Antike një skllav nuk mund të kushtonte më shumë se 30 mijë denarë. Ky çmim, gjetur në Dekretin e Perandorisë Romake të vitit 301 të e.s., shërbente më tepër si një tavan limit, pra një shifër maksimale që më tepër vlente si rregull për t’u ndjekur, por jo domosdoshmërisht respektohej.

Çmimi i një skllavi varej nga shumë faktorë, ndër të cilët, mosha, gjinia, gjendja fizike, specialiteti apo veçantia.

Për historianët, të vendosësh një ekuivalent të vlerës monetare të një denari të kohës së lavdishme të Romës Antike nuk është e thjeshtë, dhe ndoshta asnjëherë e saktë.

Por përafërsisht, sipas tyre, sot një denar do të kishte vlerën e 20-25 euro, dhe kështu një skllav që kishte vlerë të madhe, maksimumi i çmimit do të ishte rreth 700 mijë euro. Një skllav i zakonshëm mund të shitej edhe mes 500-1500 denarë, pra rreth 10 mijë-30 mijë euro.