Sadio Mane arrin në kuotën e 100 golave për Liverpoolin

Liverpooli e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Crystal Palace me rezultat 1-0.

Golin e vetëm në këtë pjesëlojë e shënoi Sadio Mane në minutën e 43-të.

Ky ishte goli i 100-të i Mane për Liverpoolin në të gjitha garat.

Ai këtë shifër e arriti për 224 ndeshje, duke pasur një përqindje të kënaqshme të golit për ndeshje.

Një tjetër statistikë interesante është se senegalezi ka shënuar ndaj Crystal Palace në nëntë ndeshje radhazi.

Sadio Mane, Mohamed Salah dhe Firmino kanë krijuar një treshe të fortë në sulm, që i kanë sjell Liveproolit titullin në Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve.