Sadiq Khan e bën të flas vetmevete gazetarin e BBC-së

Një gazetar i BBC-së i ka bërë një pyetje pak të sikletshme, por jo pa përgjigje kryetarit të Bashkisë së Londërs.

Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pyetjen se “si ai ndjehej pas kthimit në shtëpi”, duke aluduar për Pakistanin.

Sadiq Khan, me një prejardhje britaniko-pakistaneze, i lindur dhe rritur në Angli, ishte duke vizituar Pakistanin dhe Indinë, si pjesë e një udhëtimi historik.

Dhe menjëherë ka marrë përgjigjen nga Khan, i cili i është përgjigjur: “Shtëpia ime është në jug të Londrës, shoku…”.

Pastaj shtoi: “Por është mirë të jesh në Pakistan. Është mirë të vij në Indi, në shtëpinë e prindërve dhe gjyshërve të mi”.