Salah i lumtur me golin numër 50 në Ligën Premier

Liverpooli ka marrë një fitore tejet të vlefshme në udhëtim tek Huddersfield me rezultat 1-0.

Golin e vetëm në këtë sfidë për The Reds e shënoi ylli i tyre Mohamed Salah pas asistimit nga Xherdan Shaqiri.

Për egjiptianin goli ndaj Huddersfield ishte i 50-ti në kampionatin anglez.

26-vjeçari thotë se është një ndjenjë e mirë për të që i ka shënuar 50 gola në Ligën Premier.

“Ishte një ndeshje e vështirë, por në fund morëm tri pikët, gjëja më e rëndësishme”.

“E dinim vështirësinë dhe numri i 50 golave në Ligën Premier është një ndjenjë e mirë, por gjëja më e rëndësishme është të ndihmohet ekipi të marrë rezultate dhe tani jemi në rrugën e duhur”, tha Salah.

Ish-anëtari i Romës thotë se të gjithë lojtarët e Liverpoolit janë në të njëjtin nivel.

“Skuadra është e rëndësishme dhe për aq kohë sa i ndihmoj të marrin rezultatin, nuk jam i shqetësuar”.

“Kemi pasur katër ose pesë lojtarë në ekip për herë të parë, por jemi të gjithë në të njëjtin nivel, kështu që duhet të luftojmë për të marrë vendin që na takon”, deklaroi egjiptiani.