Sam Bankman-Fried dënohet me 25 vite burg

Vendimi i gjykatësit Lewis Kaplan ishte më i shkurtër sesa 40-50 vite burg që kërkuan prokurorët por më e lartë sesa 6 vite e gjysëm që kërkuan avokatët e tij.

Bashkëthemeluesi i FTX Sam Bankman-Fried u dënua me 25 vite burg për 7 akuzat që rëndonin mbi të të mashtrimi me bursën e kriptoaseteve.

Vendimi i gjykatësit Lewis Kaplan ishte më i shkurtër sesa 40-50 vite burg që kërkuan prokurorët por më e lartë sesa 6 vite e gjysëm që kërkuan avokatët e tij.

Bankman-Fried bashkëthemeloi FTX në 2019-ën dhe së shpejti u bë një prej bursave më të mëdha kripto në botë. Gjatë gjyqit të tij u zbulua falsifikim i dokumenteve nga FTX për ta bërë bursën të dukej më e sigurte sesa ishte.

Gjithashtu u mësua sesi Bankman-Fried kishte transferuar fondet e konsumatorëve të FTX në kompaninë e tij Alameda Research.