Samsung futet në biznesin e automobilizmit

Samsung do të blejë kompaninë për teknologjinë e veturave “Harman”.

Samsung Electronics është pajtuar që të blejë Harman International Industries për një shumë prej 8 miliardë dollarësh, duke shënuar zgjerimin në industrinë automobilistike dhe zgjerimin më të madh që ka bërë ndonjë kompani Jug-Koreane.

Blerja e kompanisë “Stamford” që prodhon sisteme të zërit për vetura mund të jetë hapi i radhës për Samsung, pasi biznesi i telefonave të mençur u ngadalësua pas dështimit të Galaxy Note 7.

Produktet e kompanisë Harman përdorohen nga më shumë se 30 milionë vetura, e kompani si BMW, Toyota e Wolkswagen. Fitimet vjetore për vitin 2016 për kompaninë Harman ishin 6.9 miliardë dollarë.