Samsung Galaxy S23 Ultra vjen me sensorin 200-megapiksel

Një prej urtësive të fotografisë dixhitale është fakti se megapikselët nuk janë çdo gjë. Kanë rëndësi deri në një fare pike, por disa prodhues smartfonësh kanë një histori të gjatë duke u mbështetur në këto numra për të treguar cilësinë e kamerës.

Me fjalë të tjera, megapikselët luajnë një rol të rëndësishëm por duhet të kombinohen me disa faktorë të tjerë për të ofruar më të mirën e tyre.

Lajmi i mirë me Galaxy S23 Ultra është se Samsung ka një histori të gjatë me ekosistemet e kamerave në aspektin e harduerit dhe softuerit. Në fakt kompania ka ndërtuar një sistem 200-megapiksel që është shfaqur tek Xiaomi 12T Pro në fund të vitit të kaluar.

Kompania vetë nuk konfirmoi praninë e këtij sensori në S23 Ultra por vetëm tha se është një sensor adaptiv 200-megapiksel.

Por ekosistemi dhe implementimi janë dy gjëra të ndryshme. Edhe pse me të njëjtin sensor mes dy telefonëve, eksperienca mund të ndryshojë dukshëm.

Për të përdorur sensorët e rezolucionit të lartë, nevojitet një teknologji e quajtur kombinim i pikselëve për të krijuar një super piksel të madh i cili grumbullon më shumë dritë dhe prodhon imazhe më cilësore.

Përmirësimet e kamerës nuk janë një gjë e papritur dhe smartfoni i Samsung është shquar nëpër gjenerata të ndryshme për rivalitetin me Pixel në Android dhe iPhone në tërësi. Versioni Ultra sjell një stabilizim optik të imazhit specifikisht për videot në ambiente me dritë të pakët për të reduktuar turbullimin e imazhit.

Të tre telefonët, S23, S23 Plus dhe S23 Ultra kapin video 8K me 30fps me sensorët me kënd të gjerë nën shoqërinë e inteligjencës artificiale për të cilën Samsung thotë se analizon tiparet e njeriut si sytë dhe flokët.

Përveç kamerës kryesore 200-megapiksel, Ultra ka një sensor me kënd super të gjerë 12-megapiksel dhe dy lente zmadhimi 10-megapiksel 3x dhe 10X. Kamera selfie 12-megapiksel është përmirësuar siç është autofokusi më i shpejtë, video 60fps ndërsa Samsung e quan si kamera e parë Super HDR.

Vitin e kaluar kujtojmë se Samsung “vrau” smartfonin shumë të dashur Galaxy Note pas 11 vitesh duke e absorbuar në flagshipin e Galaxy S. Duke u konsoliduar në një flagship të vetëm, Samsung solli shumë veçori të Note në Galaxy S.

Kjo do të thotë se S23 ruan funksionalitetet që e dallonin Note si lapsi S Pen. Lajmi më i madh në këtë drejtim është partneriteti me Google duke sjellë bashkëpunimin mes Samsung Notes dhe Meet.

S23, S23+ dhe S23 Ultra kanë ekrane 6.1-inç, 6.6-inç dhe 6.8-inç QHD+ Edge respektivisht secili me frekuencë rifreskimi prej 120Hz. Smartfonët janë të parë që vinë me xhamin mbrojtës Gorilla Glass Victus 2, më e fundit nga Corning duke premtuar më shumë mbrojtje nga përplasjes apo gërvishtjet.

Linja Galaxy S i bashkohet numrit në rritje të smartfonëve me flagshipin më të fundit të Qualcomm, Sanpdragon 8 Gen 2. Samsung thotë se çipi i ri shoqërohet nga bateria 5,000 mAh e Ultra. S23 dhe S23 Plus kanë bateri 3,900 dhe 4,700 mAh respektivisht. Kompania pretendon se çipi Snapdragon ka grafika 40 përqind më të shpejta dhe performancë AI 40 përqind më të lartë.

Ultra vjen me 8 ose 12GB RAM shoqëruar nga 256GB dhe 1TB memorie. ka teknologjinë 5G dhe mbështetje për Wi-Fi 6E. Të tre pajisjet dalin në shitje nga data 17 Shkurt.

S23 fillon prej 800 dollarësh, S23 Plus prej 1000 dollarësh dhe Ultra prej 1200 dollarësh. Samsung tha se smartfonët e rinj kanë materiale të riciklueshme prej 22 përqind.