Samsung lançon One UI 5.1.1 duke ju dhënë jetë modeleve të vjetra Galaxy Z Fold dhe Flip, tabletëve dhe orëve inteligjente

Funksionalitetet do të bëhen të disponueshme në shumicën e telefonëve me ekrane me palosje të Samsung, tabletëve dhe orëve inteligjente.

Nëse keni një smartfon Samsung me ekran me palosje, një tablet ose orë, së shpejti do të shikoni disa veçori të reja të cilat kanë qenë të disponueshëm vetëm tek modelet më të fundit.

Kompania prezantoi ditën e Marte One UI 5.1.1 i cili do të debutojë së shpejti duke sjellë disa prej veçorive të Galaxy Z Fold 5, Z Flip 5, Tab S9 dhe Watch 6 në modelet e vjetra.

Funksionalitetet do të bëhen të disponueshme në shumicën e telefonëve me ekrane me palosje të Samsung, tabletëve dhe orëve inteligjente.

One UI 5.1.1 do të mbështetë një listë të gjatë pajisjesh Samsung por disa duhet të presin më tepër. Do të debutojë këtë muaj për Galaxy Z Fold 4 dhe Z Flip 4 dhe më vonë të pasohet nga Z Fold 3 dhe Z Flip 3, Z Fold 2 dhe Z Flip.

Puna me disa aplikacione tek tabletët do të vijë në Galaxy Tab S8, S8+, S8 Plus, S7, S7+, S7 FE, S6 Lite, A8, A7, Active 3 dhe Active 4 Pro.

Së fundi opsionet e reja për orët inteligjente do të vinë në Galaxy Watch 5, Watch 5 Pro, Watch 4 dhe Watch 4 Classic.

Tek telefonët Samsung me One UI 5.1.1 përdoruesit do ta kenë më të lehtë të shfaqin ose fshehin Panelin Flex Mode.

Tek orët inteligjente kompania ka shtuar gjurmimin e gjumit nga Galaxy Watch 6 tek modelet e vjetra. Përdoruesit marrin një ndërfaqe më intuitave me Faktorë të Pikësimit të Gjumit, Konsistencës së Gjumit dhe Simbolet e Gjumit të Kafshëve.

Trajneri i Gjumit gjithashtu do të bëhet i disponueshëm. Së fundi me One UI 5.1.1 orët Samsung mund të menaxhojnë pajisjet SamrtThings.

Në mesin e shumë përditësimeve që One UI 5.1.1 sjell për modelet e vjetra Galaxy Watch janë edhe ato të fitnesit siç është analizimi i përgatitjes fizike për të përcaktuar intensitetin e ushtrimeve.

Tek tabletët e vjetër, One UI 5.1.1 sjell punën me disa aplikacione njëherazi dhe menaxhimin e disa dritareve në ekran. /PCWorld Albanian