Samsung ndalon përdorimin e mjeteve AI në vendin e punës

Rreziku i privatësisë në këtë mes duke përdorur ChatGPT është mënyra sesi një përdorues akseson shërbimin.

Samsung ka ndaluar përdorimin e mjeteve AI si ChatGPT në rrjetet e saj të brendshme dhe pajisjet e kompanisë e shqetësuar për ngarkimin e informacioneve të ndjeshme në platforma të tilla që sipas kompanisë përbëjnë rrezik sigurie raportoi Bloomberg.

Rregulli i ri ju komunikua stafit ditën e Hënë dhe mendohet se është një masë e përkohshme derisa Samsung të krijojë një ambient të sigurte për përdorimin e mjeteve AI.

Rreziku më i madh këtu është ChatGPT i OpenAI që është bërë shumë popullor jo vetëm si mjet për dëfrim por edhe si instrument që ndihmon në punë.

Njerëzit mund të përdorin sistemin për të përmbledhur raporte dhe përgjigjur e-mail-eve por kjo mund të ekspozojë informacione të ndjeshme që OpenAI mund ti aksesojë.

Rreziku i privatësisë në këtë mes duke përdorur ChatGPT është mënyra sesi një përdorues akseson shërbimin.

Samsung është i shqetësuar për mënyrën sesi punonjësit përdorin mjetin duke mos kuptuar rrezikun potencial që sigurisë që mund të ketë.

Ndalimi vjen pasi Samsung zbuloi se stafi i saj kishte rrjedhur kodin e brendshëm burimor duke e ngarkuar në ChatGPT sipas Bloomberg. Me politikën e re Samsung i bashkohet kompanive të tjera që kanë kufizuar përdorimin si Bank of America, Citigroup, Deutche Bank, Goldman Sachs, Wells Fargo por edhe institucione arsimore si shkollat e New York.