Samsung S10 do të vijë me një ndryshim të madh

Modelet e reja të Samsung Galaxy S10 do të vijnë me një ndryshim të madh.

Kjo pasi, gjigandi i celularëve ka vendosur që ato të kenë të instaluar edhe teknologjinë për njohjen e shenjave të gishtërinjve. Në fakt, sensorët për njohjen e gishtërinjve përdoren nga Huawei dhe Vevo.

Mediat kanë zbuluar se dy nga modelet më të kushtueshme të S10-s do të përdorin lexues ultrasonik për shenjat e gishtërinjve.

Pikërisht lexuesi ultrasonik përfaqëson nivelet më të larta të sigurisë dhe njohjes së shenjave të sigurisë. Ata punojnë pavarësisht disa faktorëve kufizues si djersa apo dhe drita.

Ndërkohë modeli i fundit që do të jetë edhe më pak i kushtueshëm do të ketë një sensor më pak të ndjeshëm.

Modelet Galaxy S10 priten të prezantohen në vitin 2019. Edhe pse do pak kohë që të vijë ajo ditë, Samsung mesa duket po u tërheq vëmendjen përdorueve me këtë opsion të ri./abcnews.al