Sarajevë, protesta kundër mbylljes së minierave

Me mijëra minatorë protestuan përpara godinës së qeverisë në Sarajevë.

Punëtorët e të gjitha minierave në Bosnje Hercegovinë ndaluan punën dhe vendosën të protestojnë kundër mbylljes së tyre.

Qeveria e Bosnje e Hercegovinës është zotuar se do të kalojë në energji të gjelbër deri ne vitin 2050.

6.800 minatorë protestuan në rrugët e Sarajevës, për të kundërshtuar atë që ata e cilësojnë përkeqësim të shpejtë të kushteve të punës dhe reduktim të pagave. /euronews