Sateliti i ri i NASA-s niset drejt Hënës

Sateliti i ri i Agjencisë amerikane të hapësirës (NASA) që do të ekzaminojë Hënën, filloi rrugëtimin 4-mujor drejt Hënës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas ueb faqes së internetit të NASA-s, anija kozmike CAPSTONE me madhësi të mikrovalës, që e mbart platforma satelitore Rocket Lab Photon, ka tejkaluar orbitën e ulët të Tokës.

CAPSTONE i cili është rreth 25 kilogramë, distancën e mbetur kur filloi rrugëtimin për në Hënë do ta mbulojë me shtytjen e vetë të satelitit dhe tërheqjen gravitacionale të Diellit.

Sateliti i kategorisë “CubeSat”, të dhënat e mbledhura do t’ia dërgojë NASA-s ndërsa pritet të sigurojë informacionin e nevojshëm paraprak që njerëzimi të zbarkojë sërish në Hënë.

CAPSTONE planifikohet që përafërsisht të zbresë më 13 nëntor në Hënë dhe për të mbledhur të dhëna do të mbetet të paktën 6 muaj në orbitën e Hënës.

Raketa ishte lançuar më 28 qershor në Kompleksin e Lançimit të Raketave 1 në gadishullin Mahia të Zelandës së Re.