Scholz: Duhet të përfundojmë zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialog

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, në samitin e Procesit të Berlinit që tashmë ka filluar në Tiranë, është deklaruar rreth dialogut Kosovë – Serbi.

Ai është shprehur i kënaqur me punën e ndërmjetësuese të Bashkimit Evropian.

Ai ka deklaruar se përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës dëshmon faktin se Kosova e Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjen e dakorduar.

“Procesi i Berlinit është instrumenti më i mirë edhe për përshpejtimin e integrimit të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Procesi i Berlinit është proces bashkëpunimi. Ka ardhur koha për t’i tejkaluar konfliktet të cilat kanë vijuar për vite. Këto përshkallëzime të kohëve të fundit në veri të Kosovës kanë vërtetuar se sa e rëndësishme është kjo. Ne duhet të përfundojmë më në fund zbatimin e marrëveshjeve të cilat janë arritur me anë të dialogut të normalizimit të udhëhequr nga BE, dhe jam i kënaqur që për herë të parë ky samit organizohet në një vend të Ballkanit Perëndimor”, tha ai./