Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio diskutoi për çështjet rajonale me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan dhe ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, Faisal bin Farhan, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së thuhet se Rubio bisedoi në telefon me homologët e tij nga EBA dhe Arabia Saudite. Gjatë bisedës, Rubio dhe Al Nahyan diskutuan për çështjet që ndikojnë në sigurinë dhe stabilitetin e Lindjes së Mesme, përfshirë situatën në Jemen.
Ata diskutuan mbi çështjet e sigurisë rajonale, bashkëpunimin ekonomik dhe përpjekjet për të ulur tensionet midis Indisë dhe Pakistanit.
Gjithashtu edhe në bisedën e tij me homologun saudit, Bin Farhan, Rubio përgëzoi qeverinë saudite për përpjekjet e saj për të stabilizuar Sirinë, për të ndaluar konfliktin në Sudan, për të ruajtur bashkëpunimin e vazhdueshëm me Libanin dhe për të adresuar çështjet në Detin e Kuq.
Rubio theksoi vizitën e ardhshme të presidentit amerikan Donald Trump në Arabinë Saudite dhe rëndësinë e marrëdhënieve dypalëshe.
