Sekuenca psikologjike të agjërimit

Dr. Musa Musai

Agjërimi i ramazanit është i rëndësishëm edhe për vet edukimin e ndjenjave të njeriut, ngase duke filluar nga më primarja ka ndikim në aftësimin e tyre që gjërat dhe njerëzit përreth t’i shohin pa paragjykime dhe bëjnë riaftësimin ndërgjejgësues të tij sa i përket raporteve me të tjerët. Ngase perceptimi i vetes në një prizëm të shëndosh është bazë e njohjes dhe perceptit të drejtë për tjetrin. Gjendja e agjërueshme është ajo që njeriut i sugjeron “bëj durim”, “ndalo dhe mendo”, “fillo nga e para” e që për nga aspekti psikologjik është mundësi riparimi dhe rinovimi i vetvetes e përforcuar me prirjen për vetkontroll të mirëfilltë. Një introspektim i brendshëm dhe kontroll i sërishëm i gjërave mundëson që njollat (mëkatet) brenda vetes tonë të pastrohen dhe riparohen si të tilla. Në fakt këto përforcime që ndodhin me të menduarit, me ndjenjën për bamirësi janë përfitime të rëndësishme në rindërtimin e sërishëm te vetvetes. Andaj duke e edukuar vet-mohimin (nefsin) me agjërim gjatë këtyre ditëve të nxehta të verës, në fakt po e arsimojmë pjesën frontale të trurit tonë të njohur si Anterior Cingulat Gyrus i cili sikur mekanizmi i marzhit bën rregullimin e shpejtësisë, proces ky, edukativo arsimor që trajton dhe zhvillon inteligjencën tonë emocionale.
Për fund uroj që ky muaj i agjërimit të mundësojë që brenda nesh të rritet dhe përforcohet shpirti e të zvogëlohet epshi, të forcohet humanja brenda njeriut e të dobësohet animalja.
Për hajrt na qoftë muaji i madhnueshëm i Ramazanit. Agjërim të lehtë dhe përfitime shpirtërore për të gjithë!

Nga: Dr. Musa Musai