Senatori amerikan: Turqia është kërcënimi më i madh për Mesdheun Lindor

Bob Menendez

Senatori amerikan dhe kryetari i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, Robert Menendez deklaroi se Turqia është kërcënimi më madh në Mesdheun Lindor.

“Nuk kam nevojë t’i them askujt se kërcënimi më i përhershëm dhe më i afërt në Mesdheun Lindor është ende Turqia. Pavarësisht se është aleate e NATO-s, Turqia sfidon sovranitetin grek me fluturime provokuese në Egje.

Shkelja e hapësirës ajrore me avionë luftarakë është sjellje e papranueshme për çdo vend”.

Po ashtu ai akuzoi presidentin turk Erdogan se po ndjek një politikë përçarëse, si në Europën Lindore, ashtu edhe në Kaukazin Jugor dhe Europë. /abcnews