Sërish kolona në kufi, pritje deri në tri orë te Dheu i Bardhë

Në vendkalimet kufitare me Serbinë, vazhdon të ketë pritje të gjata të bashkatdhetarëve që po vijnë për pushime në Kosovë.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, aktualisht pritje të gjata ka vetëm te Dheu i Bardhë.

Pasditen e së mërkurës, pritjet për të hyrë në Kosovë në këtë pikë kufitare janë deri në tri orë, përderisa kolona është deri 200 metra.

Pritje për të hyrë në Kosovë ka edhe në pikën kufitare të Muçibabës, por që nuk e kalon 20 minutëshin derisa kolonat janë deri në 50 metra.

Në pikën kufitare të Merdarës pritjet janë deri 15 minuta.

Në pikat tjera kufitare nuk raportohen kolona, raporton Telegrafi duke iu referuar të dhënave zyrtare.

Të dhënat i përkasin përditësimit të orës 20:33.

Kujtojmë që një numër i madh i mërgimtarëve shfrytëzojnë edhe trafikuan ajror për të ardhur në Kosovë e për t’i kaluar pushime vjetore.

Të dhënat e detajuara mund t’i gjeni në tabelën e mëposhtme të publikuar nga Ministria e Brendshme.