Seritë Galaxy S23 kanë një surprizë të pakëndshme me bateritë

Galaxy S23 Ultra performoi më keq nga të gjitha modelet duke u karikuar vetëm 15 përqind në 15 minuta krahasuar me 23 përqind për Galaxy S22 Ultra.

Linja Galaxy S23 po shitet mjaft mirë por publikimi i rezultateve të reja të testimit të baterive mund tu ndryshojnë mendjen blerësve të mundshëm.

Kryer nga PhoneArena, testimet zbuluan se Samsung kishte ulur kapacitetin karikues përmes teknologjisë wireless për mbarë linjën Galaxy S23 dhe ta lënë të kuptohet.

Në të vërtetë duke krahasuar telefonët e rinj me seritë Galaxy S22, PhoneArena gjeti se linja Galaxy S23 ishte deri në 40 përqind më e ngadaltë me karikimin wireless krahasuar me paraardhësit.

Akoma më keq është fakti se përdorin të njëjtin standard karikimi wireless prej 15W.

Galaxy S23 Ultra performoi më keq nga të gjitha modelet duke u karikuar vetëm 15 përqind në 15 minuta krahasuar me 23 përqind për Galaxy S22 Ultra.

Një karikim i plotë kërkonte plot 39 minuta për teknologjisë wireless. PhoneArena beson se Samsung në heshtje mund të ketë kufizuar karikimin wireless në vetëm 10W me qëllim që të përmirësojë shëndetin e baterisë.

Kujtojmë se rivalët si Oppo ofrojnë karikim wireless 40W dhe Xiaomi dhe Huawei deri në 50W. Madje me debutimin e Magic 4 Pro vitin e kaluar Honor solli standardin wireless 100W të karikimit.

Samsung nuk ka komentuar ende gjetjet e PhoneArena dhe nëse teknologjia e karikimit wireless ka rëndësi për ju, atëherë kërkoni opsione të tjera.