Sevilla deklason Levanten, Ben Jeder shënon het-trik

Futbollistët e Sevilles shënuan fitore në udhëtim kundër Levantes me rezultat të thellë 6:2, në javën e pestë të La Ligës spanjolle.

Ekipi nga Andaluzia ishte e disponuar gjatë gjithë ndeshjes duke shënuar gjashtë gola për 60 minuta lojë.

Ben Jeder solli mysafirët në epërsi në minutën 11, por një minutë më vonë vendësit barazuan përmes Rodger. Carisco solli serish mysafirët në epërsi në minutën 21, ndërsa Ben Jeder shënoi golin e tij të dytë në minutën 35 për 3:1.

I njëjti lojtar shënoi het-trik në fund të pjesë së parë, derisa Silva në minutën 49 ngriti epërsinë në 4:1.

Sarabia në minutën 59 shënoi golin e gjashtë për mysafirët, ndërsa Kjer shënoi autogol në fund të ndeshjes për rezultatin përfundimtar 6:2.

Sot luajnë edhe Villareal – Valencia, Betis – Ath. Bilbao dhe Barcelona – Girona.

Të premten:

Huesca-Real Sociedad 0:1 (0:0)

Merino 64

Të shtunën:

Rayo Valecano – Alaves 1:5 (1:2)

De Tomas 30 – Navaro 8, Ibai 34, 77, Kaleri 56, Burgui 90+5

Celta – Valadolid 3:3 (2:1)

Aspas 5, 54, Gomes 9 – Plano 39, Unal 65, Suares 90+4

Eibar – Leganes 1:0 (0:0)

Kike 52

Getafe – Atletico Madrid 0:2 (0:1)

Sorije 14ag, Lemar 60

Real Madrid- Espanyol 1:0 (1:0)

Asensio 41