Sezona e shiut, pritet shpërthim i kolerës në Jemen

Sezona e shiut në Jemen ka gjasa të shkaktojë një valë tjetër të kolerës, duke vënë miliona persona në rrezik.

Kjo është fakeqësia e radhës në vendin e shkatërruar nga lufta, i cili është ende duke u prekur nga një prej shpërthimeve më të këqija të sëmundjes vrastare.

Ekspertët gjithashtu kërkuan një kontroll gjeneral gjatë Ramazanit, i cili fillon në mes të majit.

Më shumë se 1 milion raste të dyshuara të kolerës janë raportuar në Jemen që nga viti 2016, duke vrarë më shumë se 2,000 njerëz.

Sezoni i shirave filloi nga mesi i prillit dhe pritet te zgjas deri në fund të gushtit.

Numri i përditshëm i rasteve të kolerës u rrit 100 herë në katër javët e para të sezonit të shirave të vitit të kaluar, duke çuar në përhapjen e sëmundjes në të gjithë vendin, tha studimi.

Epidemia e koleres ne Jemen është përkeqësuar nga vitet e konfliktit që ka shkatërruar shërbimet shëndetësore dhe furnizimet me ujë.

Jemeni, një nga vendet më të varfra të botës, është përfshirë në një luftë midis lëvizjes së armatosur të Houthi, e cila dirigjohet nga Irani, dhe një aleancë ushtarake e mbështetur nga SHBA, kryesuar nga Arabia Saudite.

Kombet e Bashkuara thonë se 22 milionë e popullsisë 25 milionëshe të Jemenit kanë nevojë për ndihmë humanitare. /MESAZHI/