Shala: Fitorja për Vokrrin dhe tifozët

Ndeshja e parë zyrtare për Përfaqësuesen e Kosovës e zhvilluar në vendin tonë përfundoi me fitore.

Kosova fitoi me rezultat 2-0 ndaj Ishujve Faroe me golat nga Arbër Zeneli dhe Atdhe Nuhiu.

Por, ishte mesfusha ajo që në këtë ndeshje ishte reparti më i organizuar mirë dhe kjo fal dyshes Hekuran Kryeziu dhe Herolind Shala.

Ky i fundit pas triumfit në Ligën e Kombeve ka shkruar në Instagram duke treguar se kujt ia dedikon këtë tre pikësh.

“Kjo është Kosova. Fitorja shkon për presidentin Vokrrin dhe për gjithë ju tifozët tanë”.

Ndeshja e ardhshme e Kosovës është kundër Maltës, ajo do të luhet në vendin tonë më 11 tetor 2018.

Në ndeshjen e parë përfaqësuesja jonë barazoikundër Azerbajxhanit pa gola. /Telegrafi/